- Kartela Plus
Kartela Plus është aplikacion digjital Multibrand, e disponueshme për këtë fazë për të gjithë klientët e Meridian Express, SPAR Kosova, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery dhe do të ofroj oferta të ndryshme dhe të personalizuara për klientët e saj. Përmes kartelës Plus do të përfitoni çmime të lira, bonus në blerje dhe oferta ekskluzive.
Kartela PLUS rezervon të drejtën të modifikojë në çdo kohë benefitet dhe ofertat e ndryshme që ofron për klientët e saj.
Disa artikuj janë të përjashtuar nga kampanja / oferta të veqanta e që janë të përcaktuar me politikë të veqantë nga secili brend pjesëmarrës në Aplikacionin Plus.
- Regjistrimi në Kartelën Plus
Të gjithë klientët pa përjashtim, që janë banorë të Republikës së Kosovës, mund të shkarkojnë aplikacionin e Kartelës PLUS nga gjitha pajisjet mobil në App Store apo Play Store.
- Përdorimi i kartelës PLUS
Pas instalimit të aplikacionit, të gjithë klientët mund të përdorin kartelën PLUS përmes skanimit të barkodit tek cilido partner i Plus. E njejta llogari e krijuar nga një përdorues, mund të hapet edhe në pajisje tjera elektronike dhe të përdoret nga anëtarët tjerë të familjes.
- Të dhënat personale të cilët i mbledh dhe i përpunon Kartela PLUS
Emri dhe mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, gjinia, numri i telefonit, e-mail, adresën e banimit dhe të tjera.
- Mbrojtja e të dhënave personale
Të dhënat personale të mbledhura përmes aplikacionit, do të përpunohen në perputhje me legjislacionin ne fuqi. Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Kartela Plus është e përkushtuar të zbatojë të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht LIGJIN NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE (me të gjitha plotësimet dhe ndryshimet që mund të ndodhin kohë pas kohe) si dhe aktet nënligjore përkatëse.
- Menaxhimi i pëlqimeve për përpunimin e të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave të juaja personale bëhet vetëm në bazë të pëlqimit tuaj. Me klikimin tuaj në katrorin që mban shënimin ‘Pajtohem’, konsiderohet se ju keni dhënë pëlqimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të juaja personale. Pavarësisht dhënies së pëlqimit, ju keni të drejtë që në çdo kohë të bëni tërheqjen e pëlqimit për procesim të të dhënave të juaja personale. Tërheqjen e pëlqimit mund të bëni duke deaktivizuar llogarinë tuaj në aplikacionin Kartela Plus.
Nëse dëshironi të jepni pëlqimin tuaj përsëri, këtë mund të bëni përmes krijimit të një llogarie të re.
Revokimi apo tërheqja e pëlqimit do të rezultojë me ndërprerje të ofrimit të shërbimit që lidhet me kartelën Plus.
- Afati i ruajtjes së të dhënave personale
Duke pasur parasysh natyrën e shërbimit që ju merrni, Kartela Plus ruan të dhënat tuaja personale për aq kohë sa ju përdorni shërbimet që ajo i ofron.
- Transferimi i të dhënave te Shtetet tjera
Me klikimin tuaj në katrorin ‘Pajtohem’, ju pajtoheni se ne mund të transferojmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në një ose më shumë vende, brenda ose jashtë Bashkimit Evropian dhe në rast kur të dhënat tuaja transferohen jashtë Kosovës, ajo vlen vetëm për shtetet për të cilët kanë nivelin e përshtatshëm të mbrojtjes dhe ruajtjes së të dhënave personale dhe të cilat janë në listën e shteteve të aprovuara nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës
- Të drejtat tuaja
8.1 E drejta për të përmirësuar të dhënat tuaja personale.
Nëse dëshmoni që të dhënat tuaja personale të cilët ne i posedojmë nuk janë të sakta, ju mund të kërkoni që të dhënat e pasakta të përmirësohen, përmes editimit të tyre në aplikacionin digjital.
8.2 E drejta për të fshirë të dhënat personale.
Ju keni të drejtë të kërkoni që të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe/ose fshirjen e të dhënave tuaja. Kërkesën për fshirjen e të dhënave të lidhura me ju, mund ta paraqitni në çdo moment përmes deaktivizimit të llogarisë në aplikacionin digjital. Pas deaktivizimit të llogarisë, Kartela Plus nuk mban asnjë të dhënë tuaj personale tutje.
8.3 E drejta e kundërshtimit
Nëse konsideroni që të drejtat tuaja janë shkelur, ju keni të drejtë për të paraqitur kundërshtim. Për të ushtruar të drejtat tuaja, dërgoni një e-mail në adresën elektronike në vijim: contact@kartlelaplus.com
8.4 E drejta në ankesë
Ju keni të drejtë për të paraqitur ankesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
- Nëse mendoni se ato të dhëna nuk jemi duke i përpunuar në përputhje me pëlqimin tuaj;
- Nëse përpunimi bëhet me ndihmë të procedurave të automatizuara.
8.5 E drejta për kufizimin e përpunimit:
Mund të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja:
- Nëse kundërshtoni saktësinë e të dhënave gjatë një periudhe që na lejon të verifikojmë saktësinë e këtyre të dhënave;
- Nëse përpunimi i të dhënave ka qenë e kundërligjshme, por refuzoni fshirjen dhe në vend të kësaj kërkoni kufizimin e përdorimit e të dhënave;
Nëse na drejtoheni përmes e-mail contact@kartelaplus.com për të ushtruar të drejtën tuaj, Kartela Plus mund të kërkoj nga ju që të identifikoheni para se të vazhdoj me kërkesën tuaj.
- Marketingu i drejtpërdrejt
Të dhënat e juaja të përpunuara nga Kartela Plus, do të shfrytëzohen për të gjitha aktivitetet promovuese të Kartelës Plus, me klikimin në katrorin e poshtëm, ju jepni pëlqimin që ne të përpunojmë të dhënat e juaja personale me qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
Pavarësisht pëlqimit, ju keni të drejtë që në çdo kohë të kërkoni ndërprerjen e përhershme apo të përkohshme të përdorimit të të dhënave të juaja personale me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë.
- Niveli i mbrojtjes së të dhënave personale në sistemin e Kartelës PLUS
Kartela Plus mbron të dhënat tuaja personale me teknologjinë më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Të gjithë të punësuarit të Kartelës PLUS veprojnë në përputhje me protokollet dhe procedurat e brendshme, me qëllim të ruajtjes së privatësisë tuaj dhe për të pamundësuar keqpërdorimin potencial të të dhënave.
- Kontakti
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Deklaratë ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes, apo dëshironi të kontaktoni personin përgjegjës të Kartelës PLUS për mbrojtjen e të dhënave – Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave, ju lutemi që të na dërgoni një email në adresën: contact@kartelaplus.com . Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që t’ju përgjigjemi brenda 5 ditëve të punës (përjashtuar ditët e fundjavës).